
Një i ri nga fshati Gjinar i Elbasanit ka përfunduar në paraburgim, ndërsa prindërit e tij akuzojnë Policinë për neglizhencë në zbatimin e masës së sigurisë. Të riut iu ndryshua masa e sigurisë nga arrest shtëpie në arrest me burg, për shkak të shoqërimit të munguar në seancat gjyqësore.



