Opozita drejt fitores së zgjedhjeve në Malin e Zi

Opozita drejt fitores së zgjedhjeve në Malin e Zi

Disa orë pas mbylljes së kutive, në Mal të Zi kanë dalë rezultatet paraprake. Sipas CeMI-t (Qendra për Monitorim), parashikimet e para të mandateve me 92% të mostrës së përpunuar tregojnë se DPS ka 29 mandate, koalicioni "Për Ardhmërinë e Malit të Zi" 28, "Paqja është kombi ynë" 10 mandate dhe "E zeza në të bardhë" katër mandate. Social Demokratët dhe Partia Boshnjake kanë dy mandate dhe lista shqiptare ka një.

Bazuar në 92 përqind të mostrës, lista "DPS - Për Malin e Zi Milo Gjukanoviç" ka 34.9 për qind dhe koalicioni "Për Ardhmërinë e Malit të Zi" 32.7 për qind.

Koalicioni "Paqja është Kombi ynë" ka 12.5 përqind, "Bardh e Zi " 5.7 për qind, Social Demokratët 4.2, Partia Boshnjake 4.1 përqind, SDP - Mali i Zi 3.1, Koalicioni Shqiptar njëzëri 1.1 përqind, Lista Shqiptare 1.4 përqind, HGI 0.2 përqind, dhe HRS 0,1 përqind. 

"Ndryshime të caktuara janë ende të mundshme, por është mjaft e qartë që të dy partitë shqiptare do të marrin nga një mandat secila", tha Zlatko Vujovic.

Tri koalicionet opozitare në Mal të Zi kanë fituar së bashku 42 mandate të deputetëve në Parlamentin e Malit të Zi, nga gjithsej 81.

Me katër mandate të fituara, “E zeza në të bardhë", partia e udhëhequr nga shqiptari Dritan Abazoviç, mund të bëhet faktor kyç për formimin e qeverisë së re. Atij mund t’I jepet mundësia të zgjedhë mes proserbëve dhe Gjukanoviçit. Deklaratat e fundit të tij kanë qenë kundër Gjukanoviçit.

Përfundojnë zgjedhjet në Malin e Zi/ Rritet numri i votuesve, 65% e shqiptarëve ushtruan të drejtën e tyre

20:00 - Është mbyllur në Malin e Zi procesi i zgjedhjeve parlamentare i mbajtur sot nga ora 07:00-20:00, duke mos shënuar asnjë incident në qendrat e votimit. Në këto zgjedhje morën pjesë edhe partitë shqiptare të cilat garuan në dy kualicione, ndërkohë që synojnë edhe të dërgojnë deputet në parlament.

Në total, në zgjedhje ishin gjashtë koalicioneve dhe pesë parti politike. Në Mal të Zi patën të drejtë vote 540 026 qytetarë, ndërsa zgjedhjet u monitoruan nga 2 089 vëzhgues, nga të cilët 265 janë të huaj.

Pavarësisht se votimi po bëhet nën masat kufizuese që ka imponuar pandemia, pjesëmarrja në zgjedhje thuhet se ishte e madhe, por gjithashtu edhe pritshmëritë ishin të tilla.

Ora 21:15

Në zgjedhjet parlamentare të Mal të Zi, të cilat u mbajtën sot, 409.880 qytetarë ushtruan të drejtën e votës, pra 75.9 përqind të numrit të përgjithshëm të votuesve, njoftoi Qendra për Monitorim dhe Kërkim. Në zgjedhjet parlamentare të 2016, pjesëmarrja në 20:00 pasdite ishte 73.4 përqind, dhe në 2012, 70.6 përqind.

Pjesëmarrja në total e shqiptarëve në Malin e Zi ishtë në rreth 65%.

Aktualisht ka dy skenare, ku njëri mund të nxjerrë me fitore të brendshme partinë e Presidentit Gjikanoviç, nisur nga pjesëmarrja e lartë, dhe skenari tjetër është që këto vota të shkojnë për partinë opozitare pro serbe, e cila ka rreth një vit që proteston e ndihmuar nga Kisha Ortodokse në Mal të Zi, për shkak të ligjit të fesë.

Ndaj dhe një rritje e opozitës malazeze nuk është surprizë. Nisur nga numri i votave, dy koalicionet shqiptare mund t’i marrin dy deputetë, edhe pse kjo nuk është e sigurt, për shkak të pjesëmarrjes së lartë. Rezultatet paraprake priten për rreth 90 minuta.

Ora 20:00

Është mbyllur në Malin e Zi procesi i zgjedhjeve parlamentare i mbajtur sot nga ora 07:00-20:00, duke mos shënuar asnjë incident në qendrat e votimit. Në këto zgjedhje morën pjesë edhe partitë shqiptare të cilat garuan në dy kualicione, ndërkohë që synojnë edhe të dërgojnë deputet në parlament.

Në total, në zgjedhje ishin gjashtë koalicioneve dhe pesë parti politike. Në Mal të Zi patën të drejtë vote 540 026 qytetarë, ndërsa zgjedhjet u monitoruan nga 2 089 vëzhgues, nga të cilët 265 janë të huaj.

Pavarësisht se votimi po bëhet nën masat kufizuese që ka imponuar pandemia, pjesëmarrja në zgjedhje thuhet se ishte e madhe, por gjithashtu edhe pritshmëritë ishin të tilla.

Ora 17:00

Një numër i kënaqshëm votuesish kanë marrë pjesë deri në orën 17:00 në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi. Mediat atje, duke iu referuar burime zyrtare, bëjnë me dije se deri në orarin e lartëpërmedur përqindja e pjesmarrësve ka qenë 68.4%,

Po të marrim në krahasim orën 16:00 për zgjedhjet presidenciale votuan 65.1% e zgjedhësve, 9% më i madh se në zgjedhjet e viti 2016 kur deri në ora 16 kishin votuar 56,1% e votuesve,.

Sipas rajoneve, të dhënat e cemi-it tregojnë se në Podgoricë kanë votuar 70,9 %, në veri të Malit të Zi 63,9 % kurse në jug 69,6 % e votuesve. Orari i mbylljes së zgjedhjeve është ora 20:00.

Deri në ora 13 në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi kanë votuar 54,1 % të votuesve . Sipas rajoneve, të dhënat e cemi-it tregojnë se në Podgoricë kanë votuar 54,4 %, në veri të Malit të Zi 48,6 % kurse në jug 57.2 % e votuesve.

Deri në ora 12 në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi kanë votuar plot 45,3% të votuesve apo rreth 244 600 votues.

Në Mal të Zi sot po mbahen zgjedhjet parlamentare si dhe zgjedhjet lokale në 4 komuna.

Me informacioniet e para të daljes në zgjedhje mund të shifet se dalja në zgjedhje, deri në orën 9, është dyfish më e lart se në zgjedhjet e fundit parlamentare. Sipas cdt Mali i zi, deri në orën 9 në votime kanë dalur 14,3 e qytetarëve, përkatësisht 75600 votues.

Kjo shifër është dyfish më e madhe se në zgjedhjet e viti 2016 kur në zgjedhje deri në ora 9 kishin dalur vetëm 6,5% e votuesve.

Ora 11:00

Sipas CDT, 34.9 për qind e votuesve ose 188 500 votues me të drejtë vote kanë votuar deri në orën 11:00 të paradites.

"Kjo është 14.5 për qind më shumë se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, kur 20.4 për qind e votuesve votuan deri në orën 11 të mëngjesit", thuhet në llogarinë e CDT në Twitter.

Sipas të dhënave të CeMI, në 2016 pjesëmarrja ishte 20.7 për qind, dhe në 2012 ishte pothuajse dy herë më e ulët se 18.2 për qind.

Paralelisht me zgjedhjet parlamentare po mbahen zgjedhje lokale në Budva, Kotor, Tivar, Andrijevica dhe Guci. Qytetarët e këtyre komunave do të zgjedhin me votë këshillat komunalë.

Ora 13:00

Deri në orën 13:00 votuan 54.1 për qind e votuesve, njoftoi Qendra e Monitorimit dhe Kërkimit (CeMI).

Koordinatorja e CeMI, Maja Bjeliç, tha se 54.4 përqind e votuesve në Podgoricë votuan deri në 1 pasdite, 57.2 për qind në jug dhe 48.6 për qind në veri.

"Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vitin 2016, pjesëmarrja deri në orën 1 pasdite ishte 39.9, që është 14.2 për qind më pak se sot. Në zgjedhjet e 2012, pjesëmarrja ishte 33.3 për qind, që është 20.8 për qind më pak se sot", tha Bjelic.

Shqiptarët garojnë në dy koalicione

Mali i Zi mban sot zgjedhjet parlamentare. Gara më e fortë zhvillohet midis dy kampeve politike, Partisë Social Demokrate të presidentit Milo Gjukanoviç dhe partisë pro-serbe Fronti Demokratik.

Pjesë e zgjedhjeve janë dhe partitë shqiptare, të cilat garojnë vetëm në dy koalicione, ndërsa partia e Gjukanoviç kërkon fitoren e njëmbëdhjetë pas 30 vitesh në pushtet.

Bëhet fjalë për koalicionin e përbërë nga Alternativa Shqiptare, Forca, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni i Tuzit dhe Perspektiva dhe tjetri nga Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe PQSHI.

Politika shqiptare iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë në Mal të Zi që votojnë masivisht dhe të mbështesin partitë shqiptare. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy