Vdes në detyrë polici i burgjeve/ Macaj: Mungon rregullorja për raste të tilla, nuk ka as humanizëm (VIDEO)

Vdes në detyrë polici i burgjeve/ Macaj: Mungon rregullorja për raste të tilla, nuk ka as humanizëm (VIDEO)

Situata e rëndë e gjendjes shëndetësore dhe psikologjike në Policinë e Burgjeve, vazhon të marrë jetët e punonjësve.

Dje, përgjatë shërbimit në turnin e 3-të në burgun e Shënkollit, i ndjeri Gjovalin Frroku, ka kërkuar ndihmën e urgjencës për shkak te problemeve ne zemër dhe dërgimin në spitalin e Lezhës.

Valentin Macaj, kreu i Sindikatës në Policinë e Burgjeve, bëri të ditur në një komunikim për “MCn live”, se i ndjeri, me gjithë kërkesën për të shkuar në spital, deri në përfundim të turnit, në ora 7, nuk është lëjuar të shkoj për trajtim shëndetësor.

Rasti në fjalë, punonjësi i ndjerë, ka qenë në turnin e tretë, dhe rreth orës 03 të mëngjesit, ka kërkuar ndihmë, se nuk është ndjerë mirë. I është matur tensioni, i është bërë injeksion, ka kërkuar të shkoj në urgjencë për kontrolle më të specializuar, mirëpo eprorët e tij nuk e kanë lejuar të dal deri në përfundim të turnit, dhe më pas ne ora 7 një koleg me makinë e tij private e ka dërguar në Lezhë, më pas ata e kanë drejtuar për Tiranë, ku dhe gjatë rrugës ka ndërruar jetë.

Këtu bëhen rregullore për tu hequr kushtet e punës punëtorëve dhe nuk bëhen rregullore si të trajtohen rastet emergjente në kushte pune.

Mungon rregullorja për raste të tilla, nuk kemi as humanizëm.

Sipas Macaj, ky nuk është rasti i vetëm i vdekjes së punëtorëve në vendin e punës, ndërkohë që mungon edhe një kuti e vetme e ndihmës së parë për shërbim emergjent.

Eprorët duhet të japin përgjegjësi, ne si sindikatë kemi kërkuar zgjidhje, nuk është ky i vetmi që po vdes. Vdekjet dhe problemet shëndetësore nuk kane të sosur në Policinë e Burgjeve dhe punonjësit me te drejte kërkojnë qe sa me pare te reagojmë me Proteste para institucioneve ne bulevardin e Tiranës.

Kjo gjendje është paralajmëruar me kohe nga Sindikata, por siç duket ka me shume rendësi politika e ditës, sesa jeta e punonjësit. Mungesa e mjekut te punës sipas ligjit, mungesa e trajtimit ushqimor, mungesa e uniformave,  pagat e ulëta dhe demotivimi ne shërbim, po sjellin pasoja te renda!

Sindikata do shpalle datën e  protestës dhe vendin ku do zhvillohet ajo. Dikush duhet dhe do mbaje përgjegjësi për situatën e rëndë që vazhdon prej vitesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy