Nipi i Michael Jackson risjell filmin biografik për mbretin e popit, premierë në 18 prill 2025

Nipi i Michael Jackson risjell filmin biografik për mbretin e popit, premierë në 18 prill 2025

Filmi biografik i shumëpritur për jetën e Michael Jackson do të vijë premierë më 18 prill 2025.

I titulluar thjesht “Michael”, filmi do të dokumentojë jetën e mbretit të popit nga vitet e tij të reja deri në vdekjen e tij dhe tashmë kasti i aktorëve është bërë publik.

Jaafar Jackson, nipi i Michael Jackson është ai që do të interpretojë në rolin e yllit të muzikës, duke u shfaqur “nën lëkurën” e xhaxhait të tij.

Filmi është ende në produksion është një projekt i Lionsgate dhe Universal Pictures.

Me skenar të John Logan dhe regji nga Antoine Fuqua, paraqet triumfet dhe tragjeditë e Jackson, në betejat e tij personale, si dhe në anën e tij krijuese, si gjeni i pamohueshëm, ilustruar nga performancat më ikonike të artistit.

“Natyra vërtet epike e këtij filmi kërkonte dhjetë aktorë me talentin për të portretizuar Jackson gjatë viteve. Jam i emocionuar të sjell këtë grup të jashtëzakonshëm aktorësh dhe interpretuesish para audiencës mbarëbotërore në këtë film.”

Kasti i filmit përfshin mes të tjerësh edhe aktorin e nominuarin për Oscar, Colman Domingo në rolin e babait, Joe Jackson; Nia Long si nëna e Majkëllit, Katherine Jackson etj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy