Endri Tafani, analist dhe njohës i çështjeve ndërkombëtare, thotë se propaganda është mjeti kryesor për ndikimin rus në rajon. Sipas tij, ndikimi rus është shtrirë në rajon, madje ka gjetur terren edhe në SHBA.

Si funksiononte propaganda e BS? Ne përqendrohemi te fjala spiunë, grupe. Por 85 % e aktivitetit është propaganda. Ajo sjell kundërshtarin tënd te pozicioni yt. P.sh. marrim rastin e Orbanit. Mban qëndrime të hapura proruse. Nuk ka nevojë ai t’i bëjë luftë atij shteti.

Marrim rastin e kundërvënies së rumunëve ndaj kombëtares së Kosovës. Me Rumaninë nuk kemi pasur ndonjëherë përplasje. Por çfarë ndodh. Influenca përmes propagandës ndikon te grupet ekstreme dhe fillojë kundërvënie që nesër nëse ajo ndjenjë përhapet, ata që janë brenda të njëjtës aleancë nisin ta urrejnë njëri-tjetrin. Ka njerëz të prirë ndaj dhunës, që thonë nuk ka çfarë na duhet Perëndimi. Por nëse këta kapin një pikë kritike, disa gjëra mund të ndryshojnë. Me këto strategji mundohen të kapin ato pika të dobëta te ty.

Nëse një shtet ndërhyn në zgjedhjet në Shqipëri për të ardhur një parti në pushtet, duhet të dimë cili do të jetë interesi. Në dallim nga vendet e Europës Lindore, Shqipëria ka pasur qëndrim antirus të qëndrueshëm.

Në Shqipëri ka një rrezik që do të na vijë nga jashtë. Për mendimin tim në njëfarë mënyre, Rusia ka triumfuar në SHBA. Ka një rast në gjykatë, ku FBI ka çuar personazhe të famshme të rrjeteve sociale dhe midis tyre ka media amerikane. Ata ishin paguar, kishin marrë 10 milionë euro nga Rusia. Propaganda ruse ka shumë vite në Perëndim.