Bardhi: Debatet e opozitës komoditet për qeverinë e korruptuar të Ramës, me rëndësi unifikimi opozitar

Bardhi: Debatet e opozitës komoditet për qeverinë e korruptuar të Ramës, me rëndësi unifikimi opozitar

Deputetët e opozitës i janë bashkuar thirrjes së Gazment Bardhit për një takim me qëllimin që të unifikohet aksioni opozitar. Në nisje të tij, Bardhi në fjalën e tij u shpreh se debatet brenda opozitës gjatë këtyre dy viteve i kanë krijuar një komoditet një prej qeverive më të korruptuara në historinë e Shqipërisë.

Ai tha se kjo situatë e bën emergjente këtë takim të parë me prezencën e të gjithë deputetëve të opozitës në parlament për të arritur një unifikim opozitar.

E kam thirrur këtë takim me besim e plotë që çështjet që na ndajnë janë shumë më pak se ato që na bashkojnë. Një nga çështjet që na bënë të gjithëve bashkë ka qenë prioriteti që kemi shpallur në sesionet e shkuara parlamentare të gjithë kemi eksperiencën e masakrës zgjedhore që bën urgjente për çdo deputetë detyrën për reformën zgjedhore dhe pse gjatë kësaj periudhe në kuvend ka funksionuar një komision i reformës zgjedhore për fat të keq në dy vite punë nuk ka mundur të prodhojë asgjë. Ajo që ne do diskutojmë është se si opozita do e çojë përpara këtë reformë.

Në vijim ai theksoi se dhe gushti provoi se përpara kanë qeverinë më të papërgjegjshme, ku sipas tij çdo ditë del nga një skandal dhe kjo e bën të domosdoshme krijimin e një axhende për mes ngritjes së disa komisioneve hetimore.

Duke qenë se është takimi i parë gjykoj se sot duhet të flasim për çështje që na bëjnë bashkë në dobi të qytetarëve dhe opozitës për të ndërtuar një axhendë të përbashkët, por duke nisur me çështjet që na bëjnë bashkë kam bindjen e thellë se ne arrijmë të shkojmë dhe të gjejmë zgjidhje dhe për problemet që sot mund të duken në qëndrime krejt të kundërta. Respektoj qëndrimin e secilit kolegë për çështje që na kanë ndarë deri në këtë moment, por ndasitë brenda partisë sonë nuk duhet të na shfokusojnë ndaj detyrimit që kemi ndaj demokratëve. Duke ruajtur mendimin individuale të secilit prej kolegëve në kampin opozitar dhe besoj se me shumicën prej jush kjo nuk do na pengojë të unifikojmë qëndrimin tonë kundër Edi Ramës që të nisim me një axhendë të përbashkët parlamentare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy