Moti i keq përfshinë Italinë, rrugët e përmbytura bllokojnë banorët në shtëpi

Moti i keq përfshinë Italinë, rrugët e përmbytura bllokojnë banorët në shtëpi

Dy fshatra në rajonin e Piemonte janë izoluar për shkak të valës së motit të keq që ka prekur rajonin.

Dega Gerardo u tejmbush, duke shembur një pjesë të një ure të vogël në fshatin Mathieu, në një lartësi prej shtatëqind metrash.

Nuk ka të lënduar, por njëzet persona nuk mund të largohen dot nga shtëpitë e tyre për shkak të nivelit të lartë të ujërave.

  TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

Për shkak të vërshimit të së njëjtës degë, në zonën e Bussoleno-s janë izoluar përkohësisht edhe 30 banorë të tjerë.

Në të njëjtën kohë, në zonat e rajonit Valle D’Aosta, në kufi me Francën, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për shkak të dëmtimit të ujësjellësit.

Në Albenga, Liguria, dhjetë persona u evakuuan nga shtëpitë e tyre tashmë të përmbytura me ndihmën e zjarrfikësve.

Zjarrfikësit janë në punë që prej orës 04:00 me dhjetëra ndërhyrje në Torino, në Val di Susa dhe në Val Chisone, ku janë regjistruar një sërë përmbytjesh.

Moti i keq, rruga rajonale për në Cogne është e mbyllur

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy