“Irani e financoi Hamasin me 200 milionë dollarë”

“Irani e financoi Hamasin me 200 milionë dollarë”

Gjatë operacioneve ushtarake në Gaza, ushtria izraelite gjeti një sërë letrash drejtuar Yahya Sinwar, kreut të Hamasit në rajon, duke zbuluar flukse të detajuara financimi nga Irani për grupin luftarak palestinez.  

Këto letra, njëra prej të cilave daton në vitin 2020 dhe tjetra e vitit 2021, dokumentojnë transferta të rëndësishme financiare, duke theksuar varësinë e vazhdueshme të Hamasit nga fondet iraniane për operacionet e tij. Këtë e ka bërë të ditur gazeta Times e Londrës, e cila i publikon edhe letrat.

Dokumenti më i fundit detajon pagesat e bëra pas të ashtuquajturit “Operacioni Shpata e Jerusalemit”, me shuma që shkojnë në dhjetëra milionë dollarë.

Më konkretisht, pas konfliktit të vitit 2021, Irani i transferoi 58 milionë dollarë Hamasit, si dhe shuma të tjera më të vogla të destinuara si për aparatin ushtarak ashtu edhe për atë politik të grupit.

Këto fonde dyshohet se janë dorëzuar në para kesh në Bejrut nga oficerët e Gardës Republikane iraniane dhe më pas janë transferuar në Gaza përmes një rrjeti këmbyesish parash.

Letra më e vjetër, daton në periudhën e një tjetër konflikti midis Izraelit dhe Hamasit, midis 2014 dhe 2020, gjatë të cilit u transferuan një total prej 154 milionë dollarësh.

Këto fonde duket se ishin të destinuara drejtpërdrejt për figurat kryesore të Hamasit, duke përfshirë Sinwar, si dhe financimin e operacioneve ushtarake gjatë konfliktit.

Zbulimi i këtyre letrave ofron dëshmi të qarta të mbështetjes së vazhdueshme të Iranit për Hamasin, pavarësisht deklaratave dhe sanksioneve të shumta ndërkombëtare.

Dokumentacioni sugjeron një marrëdhënie të ndërlikuar dhe të detajuar midis grupit luftarak palestinez dhe financuesve të tij në Iran, me implikime të rëndësishme për stabilitetin rajonal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy