
Katër persona gjetën vdekjen dhe 15 të tjerë u plagosën në Meksikë, kur një tendë e cila sapo kishte pritur kandidatin presidencial Jorge Alvarez Maynez u shemb.
“Jam mirë dhe jam në kontakt me autoritetet për të ndjekur evolucionin e asaj që ndodhi. Gjëja më e rëndësishme tani është të kujdesemi për viktimat e aksidentit”, shkroi Maynez në llogarinë e tij X.
Shembja ndodhi në komunën e San Pedro Garza, e cila është pjesë e zonës metropolitane të qendrës industriale të Monterrey, në shtetin verilindor meksikan të Nuevo Leon.
Maynez shtoi se disa anëtarë të plagosur të stafit të tij janë shtruar në spital.
Unë kthehem në vendin e ngjarjes për të mbështetur viktimat.
Imazhet e publikuara në X tregojnë njerëz që nxirren nga një grumbull strukturash hekuri.
Nga ana e tij, Guvernatori Samuel Garcia, bëri të qartë se rajoni po përjeton stuhi, erëra të forta dhe reshje të dendura shiu.
Ka ndodhur një aksident. Një erë e fortë rrëzoi një skenë gjatë mbylljes së fushatës elektorale këtu në San Pedro.



