Gazetari Klodian Tomorri thotë se dosja ndaj Ilir Metës nuk ka provat e pakontestueshme që ta implikojnë atë në afera korruptive.

Sipas Tomorrit, më shumë sesa për luftën kundër korrupsionit, dosje të kësaj natyre po përdoren për të luftuar opozitën.

Nëse SPAK kopsit një dosje me prova të pakontestueshme për korrupsionin që ka bërë Ilir Meta. Por kur Ilir Meta nuk del askund në tabulatet që ka zbardhur SPAK-u?

Kastriot Ismailaj hyri në burg kur drejtësinë e kishte Berisha me Metën. Por pavarësisht kësaj nuk ka thënë që Ilir Meta më ka kërkuar para. Ilir Meta ka gjynahe, por nëse këtu ngrihet një gjyq që nuk ka prova të më bindë se ky zotëria e Meriton burgun. Atëherë shtrohet pyetja këta po e bëjnë vërtet për të luftuar korrupsionin?

Zonja Kryemadhi tha diçka që këta i kanë ngarkuar Ilir Metës gjëra që pretendojnë se i kam bërë unë. Në asnjë moment të dosjes nuk thuhet që Ilir Meta ka bërë ndonjë premtim. Ato akuzat e interkonjeksionit janë paçavure fare.

Përgjimet që mund të ketë bërë Monika që prokuroria i përdor tregojnë se qëllimi ka qenë të goditet Ilir Meta. Problem është a mos po përdoret kjo gjë për të varrosur opozitën?