41 vite pedagoge te Artet/ Dema: Kënaqësia më e madhe kur lë gjurmë profesionale te studentët e tu

41 vite pedagoge te Artet/ Dema: Kënaqësia më e madhe kur lë gjurmë profesionale te studentët e tu

Iliriana Dema pedagoge në Universitetin e Arteve e ftuar në ‘Zgjohu me MCN’ ka folur për karrierën e saj të gjatë prej 41 vitesh për të cilën flet me mjaft pasion duke rrëfyer dhe mallin për atë profesion.

Ajo tashmë është në pension por kujton me nostalgji vitet e saj të mësimdhënies duke u shprehur se gjithçka e ka bërë me pasion, një pasion që sot sipas saj është pak vështirë për ta gjetur atë lidhje te mësuesit me lëndën që japin.

Sipas saj kënaqësia më e madhe që ndjen është kur ti lë gjurmë sidomos profesionale tek studentët e tu.

Kur më kanë kujtuar ish studentët para 30 vitesh në rrjetet sociale sepse kam hyrë aty kur kam dalë në pension dhe më thoshin zysh Iliriana dhe mua më duket se nuk është se të bie vlera kur të thërrasin kështu përkundrazi ajo është profesionale.

Padyshim që është kënaqësi kur ti ndjen se ke lënë një gjurmë sidomos për pedagogun është gjurmë profesionale dhe unë këtë ndjesi e kam marrë prej vitesh.

Mundësitë më parë ishin tepër të kufizuara ishte një kalvar i tërë për të marrë dhe ato pak materiale që kishim dhe ishte shumë e vështirë por pas ‘90 kur ndryshoi sistemi dhe një pjesë e mirë e muzikantëve që kërkuan të studionin jashtë shtetit atëherë u vu vërtet në provë dhe unë kam çuar jashtë shtetit shumë studentë të cilët kanë dalë dhe në vendet e para dhe kjo është një kënaqësi e papërshkruar.

Kam plot 41 vite karrierë në akademinë e arteve. Janë të paharruar brezat që na kanë formuar ne. Modeli im ka qenë një pedagoge matematike në liceun artistik ku e gjithë vëmendja është ndaj profesionit dhe një mësues matematike shihet jo pozitivisht sepse mendohet për çfarë i duhet matematika, por kjo është gabim sepse ajo të forcon logjikën. Tani kam përshtypjen se nuk ekziston më ai mësues me atë lidhje pasioni me lëndën e tyre.

Më parë për të pranuar 10 violinista konkuronin 100, dhe konkurrenca ishte e madhe. Kjo tokë ka shumë talente por shumica e tyre ikin me studime jashtë. Ata që s’kanë mundësi ata konkurrojnë në akademi dhe vjet ka pasur një krizë shumë të madhe në universitetin e arteve sepse nuk u plotësua dot as numri i përcaktuar dhe jo më të bëhej konkursi dhe të zgjidheshin më të mirë.

Ndërsa duke folur për sfidat e jetës me të cilat është përballur, ajo tregon se ka qenë me fat për të kaluar të gjitha kthesat e forta në jetë dhe me fat që ka qenë gjithmonë përpara një auditori që prisnin prej saj.

Kur merrja regjistrin unë nuk isha më as gruaja që pësoi divorcin, harroja ekonominë e keqe, as nëna, por isha pedagogia e një mase studentësh që prisnin atje prej meje dhe mendoj se kjo është vetëm pasioni sepse punën e kam pasur kënaqësi dhe jo raport për të ardhurat ekonomike. Unë nuk e kam pranuar kurrë dështimin.

E pyetur lidhur me djalin e saj me sindromën Dawn, zysh Iirjana tha se Gjergji më ka privuar nga shumë gjëra sepse e kam rritur e vetme, por ka qenë dhe motiv për jetën e saj.

Në Amerikë vura re se mëmësia s’ka të bëjë fare se ku vend të botës jeton por ajo shoqërohet me ndjenjën e turpit që nuk e riprodhova dot saktë fëmijën sepse ai është me sindromën dawn, por ky është gabim. Kisha një kompleks faji në vete por një moment i thash vetes jo, do ta nxjerrësh jashtë këtë fëmijë dhe vetëm kështu do përpiqesh maksimalisht të plotësosh atë dhe ai nxori vlerat më të mira.

Ndërsa lufta ime me kancerin e gjirit që kam qëndruar e fortë ka qenë ideja se mund të lija tim bir vetëm më mbajti në këmbë dhe më dha një forcë të jashtëzakonshme për ta menaxhuar sepse im bir dhe sot e kësaj dite nuk tregon kur është sëmurë dhe nuk thotë më dhëmb këtu apo aty, dhe ti duhet të zhvillosh një shqisë tepër për ta ndihmuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy