Gazetari Klodian Tomorri në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar mbi projekt-buxhetin e prezantuar nga ministri i Financave për të cilën u shpreh se buxheti duhet të vijë në mënyrë natyrale në rritje. Ai tha se për rritjen e pagave në sektorin publik shpenzohen 105 mln euro, ku theksoi se pensionistët nuk përfitojnë rritje reale të pensioneve. Sipas tij, ky buxhet nuk rrit të ardhurat për shumicën e familjeve shqiptare.
Për shkak të rritjes së ekonomisë buxheti duhet të vijë në rritje në mënyrë natyrale dhe ajo që ne dëgjojmë shpesh që ky është buxheti më i madh historik normalisht që ashtu duhet të jetë, por sa i përket fokusit të buxhetit, ajo reformë e nisur prillin e vitit të kaluar për rritjen e pagave në sektorin publik për pagën mesatare financohen gati 105 mln euro të cilat hyjnë në fuqi në 1 korrik të vitit të ardhshëm ndërsa në total deri kur të përmbyllet reforma bëhet fjalë për një faturë rritje të pagave që shkon rreth 40 mld lekë në vit, ose 373 mln euro. Nga këndvështrimi financiar ata që financohen nga ky buxhet janë nëpunësit publik ndërsa pensionistët nuk përfitojnë rritje por marrin vetëm një indeksim për shportën përkatëse të pensionistëve. Në këtë pikëpamje mund të them se është një buxhet që nuk rrit të ardhurat për një pjesë të familjeve shqiptare, pensionistët mbeten në të njëjtin nivel, ose nëse marrim parasysh kontestimet se si INSTAT llogarit përfitimet, atëherë pensionistët jo vetëm që nuk përfitojnë më shumë, por do të kenë një përkeqësim të standardeve të jetesës.
Ndërsa pyetjes se sektorët më të financuar janë mbrojtja, arsimi dhe shëndetësia, Tomorri iu përgjigj se rritja e GDP sjell rritje të fondeve për mbrojtjen, ndërsa arsimi dhe shëndetësia vërtiten rreth 3% të PBB.
Sa i përket mbrojtjes ai është një angazhim që Shqipëria e ka marrë për shkak dhe të anëtarësimit në NATO. Tashmë kjo është shndërruar dhe pak problem për financat publike apo buxhetin sepse praktikisht e gjithë rritja që vjen shkon për mbrojtje. Sa më shumë rriten çmimet aq më shumë rritet GDP, aq më shumë duhet të shkojnë para në sektorin e mbrojtjes. Ajo që ka ndodhur është se ministria e mbrojtjes tenderon ndërtim repartesh apo godinash apo blerje që më vonë demontohen. 2% ne e realizojmë sepse këtë vit buxheti për mbrojtjen shkon 400 e ca mln euro dhe është brenda objektivit të masës 2%, por sa i përket arsimit dhe shëndetësisë është e vërtet që në vlerë janë sektorët që marrin më shumë para nga buxheti i shtetit, por duhet të themi se pavarësisht kësaj ata janë sektorë të nën financuar, ata vërtiten rreth nivelit 3%, një shifër shumë e ulët në raport me vendet e tjera të ngjashme si Shqipëria dhe sot se si financohet shëndetësia është gjysma vjen nga buxheti i shtetit dhe 40-50% nga xhepat e qytetarëve për shpenzimet shëndetësore.
Duke u ndalur tek financimi për bujqësinë, Tomorri tha se është sektor i nënfinacuar dhe se nuk i jepet vëmendja e duhur nga qeveria.
Është një sektor dhe ky thellësisht i nënfinacuar, madje në raport me vitin e kaluar ka tkurrje të financimeve, sot Shqipëria apo qeveria shqiptare shpenzon sot 0.19% më pak për bujqësinë, është në nivelet më të ulëta në Evropë. Madje tani Shqipëria ka dhe problematikën tjetër që përveçse nuk subvencionon fermerin, përballet dhe pezullimin e fondeve IPARD2. Nëse do arrihet të hapen këto programe këtë se dimë, por ajo që dihet është se bujqit shqiptar nuk financohet me grande. Bujqësia është duke përjetuar një periudhë të gjata staniacioni dhe tkurrje. Është sektor që po përballet me një periudhë të gjatë të vështirëm ku qeveria nuk po i jep vëmendjen e duhur..



