Ish-deputeti i PD Myslim Murrizi komentoi në edicionin e lajmeve në MCN TV Presidentin e ri Bajram Begaj dhe deklaratat e tij të fundit brenda PD-së.
Lidhur me Presidentin e ri Murrizi thotë se ai ka qenë një person i vlerësuar si nga PD, PS dhe LSI, duke shtuar se nuk duhet paragjykuar pa e marrë detyrën.
Do ta gjykoja z. Begaj si President pas datës 24 korrik. Jo vetëm unë, por askush s’kemi të drejtë të paragjykojmë askënd. Pritshmëria e madhe për një burrë shteti ka çeduar, dhe njerëz normal, që në karrierën e tyre kanë qenë të suksesshëm e kanë luajtur mirë rolin. Nuk është person i politikës, nuk është person publik, është një mjek, por deri sot ka qenë i vlerësuar, s’po them i përkëdhelur nga të gjitha palët. Nga qeveria Berisha si drejtor i Traumës, i promovuar nga Kodheli, i dekoruar nga Meta, dhe i emëruar shef shtabi. Te z.Begaj kanë çuar pushtet me tepricë të gjitha palët, PD, PS, dhe LSI. Pas 24-ës do të shikojmë, a do jetë President i Republikës, apo një njeri që ka marrë konsensusin nga të treja palët. Unë shpresoj që nga ferra e vogël të dalë lepuri i madh. Është 55 vjeç. Do ketë një zyrë stabël. Unë do ta doja një President dinjtoz, derisa nuk është 40-vjeçar, që të shkonte në maj të malit dhe të kthehej prapë të merrte tufën e deleve ta kthente në majën e malit. S’ka asnjë mundësi praktike të organizojë forcë politike pasi të iki që atje. Këta bolshevikët që s’besojnë në Zot mendojnë që janë të përjetshëm. Pastaj mblidhen edhe mendojnë për vete. Z. Begaj ka në dorë të lërë një emër të mirë, nëse do jetë shërbëtor i mazhorancës, fat i keq për të”.
Murrizi thotë se grupi “Ali-Bardhi” nuk ishte serioz në procesin e zgjedhjes së Presidentit, duke shtuar se Rama u tall me ta.
Mazhoranca ka qenë e qartë, do zgjedhim një njeri jo të stofit politik, këtë kam kuptuar me një njeri normal. Opozita nuk e vendosi me shpatulla prej murit mazhorancën, ngeli në zhargun e një lufte me mullinjtë e erës, për turpin e saj, duke mashtruar me 10 kandidatë, kur s’kishte takat. Opozita e kishte mundësinë për 3 kandidatë. Ca shkuan te rrobaqepësi qepën kostum! Grupi i ‘Ali-Bardhit’ tregoi që s’janë serioz! Kanë parë njerëz në televizor dhe i propozuan. Opozita duhet të kishte propozuar 1 kandidat me 20 firma. Por s’kanë 20 deputetë me të njëjtën mendje. Opozita bëri lojën e Ramës, vajtën 3 herë në Parlament dhe shtinë bosh. Mazhoranca u tall me ta. Raundi i katërt s’është faji i mazhorancës, është pazari Berisha-Rama në 2008-ën. Kushtetuta e shkelmuar në 2008-ën…E vetmja e drejtë morale që ka Meta është që në 2008 bashkë me demokristianët kanë qenë në grevë urie. Që prej 2008 në Kuvend kemi ushtar partie, vemje që s’i votojnë qytetarët”.
I pyetur mbi faktin që ndaj Begajt ka një padi në SPAK lidhur me tjetërsimin e pronave të bazave detare, Murrizi thotë se beson te prezumimi i pafajësisë, duke shtuar megjithatë se nëse ka faj ai s’mund të shpëtohet nga fakti që është kryetar shteti.
Ka qenë më i rëndësishëm si shef shtabi se sa si President i Republikës, këtu dekorata ka. Shefi i Shtabit është numri dy pas Presidentit. S’e di pse paska heshtur kaq kohë media. Unë i besoj prezumimit të pafajësisë. Për sa kohë s’rezulton i dënuar me dënim të formës së prerë, s’ke të drejtë të aludosh. Mund të rezultojë që s’ka autorë. Nuk e di nëse ka firmosur Bajrami, apo janë të tjerë. Janë tre, Detaret, Tokësorët dhe Ajrorët. Nuk e shpëton qenia President. SPAK për këto figura është krijuar, paçka se këta e kanë bastarduar. Pse je President i Republikës s’do të thotë që s’hyn në burg. S’e shoh që ka imunitet”.
Sa i takon zhvillimeve në PD, Murrizi tha se ngriti shqetësimin e demokratëve të cilët i kanë shkruajtur. Ai vuri në dukje se imazhi publik nuk ndryshohet me “botox”, duke u shprehur se njerëzit i njohin ata që dikur ishin hajdut administrate.
Pse ka bolshevikë akoma që mendojnë se janë në rolin e Sekretarit të Parë, te unë s’ndikojnë. Ngrita një shqetësim që besoj nga kontaktet që kam, pas asaj fjale mijëra demokrat më kanë shkruajtur. Nuk e thashë në sensin që kam armiqësi me Bashën. Nuk mund të rrezatojmë ndryshim me të njëjtët individ që ramë në rënie të lirë. Çfarë fryme ndryshe japin për një parti që do ndryshojë kurs, konservatore”
I pyetur përse nuk u përfshi në garë, Murrizi tha:
Nuk jam tip që kam qejf të jem, në 32 vjet s’kam qenë në Kryesi. Kur PD është braktisur nga këta demokratët e pushtetit, dhjaksat, që kur e shohin në ditë të keqe ikin, unë kam ardhur në PD kur PD është në opozitë. Unë dua që Këshilli Kombëtar të ketë një logjikë. Mua më kanë shkruar, një që nuk ka fituar në Durrës për anëtar Kryesie, bëhet sekretar. Një nga Durrësi, një nga Lezha, një nga Korça. Pse duhet në 14 veta të zgjedhur dy kushërinj të parë?! Kjo Kryesi, kjo Këshill Kombëtar, sa vota sjell në PD. Kam rezerva edhe me emra konkretë, në mbledhje të tjera do t’ua them. Nuk bëhet imazhi operacion plastik. Imazhi s’bëhet me botox, nëse perceptohesh si hajdut administrate, pse po kthehesh pas 9 vjetësh, nuk të harrojnë. Prandaj thashë, po e njëjta Kryesi do të thotë të njëjtit njerëz”.



