Statuja e Davidit konsiderohet pornografi në Florida! Pas ankesës së prindërve jep dorëheqjen drejtoresha e shkollës

Statuja e Davidit konsiderohet pornografi në Florida! Pas ankesës së prindërve jep dorëheqjen drejtoresha e shkollës

Drejtoresha një shkolle në Florida është detyruar të japë dorëheqjen pasi një prind u ankua se nxënësit e klasës së gjashtë ishin ekspozuar ndaj pornografisë.

Ankesa u ngrit nga një mësim arti i Rilindjes, ku studentëve iu tregua statuja e Davidit e Mikelanxhelos. Statuja ikonë është një nga më të famshmet në historinë perëndimore.

Por një prind, bashkë me dy të tjerë thanë se duhet të viheshin në dijeni mbi mësimet që marrin fëmijët e tyre.

Statuja 5,17 metra parqet një David krejtësisht të zhveshur, figurën biblike që vret gjigantin Goliath. Mësimi, i dhënë për 11 dhe 12-vjeçarët, përfshinte gjithashtu referenca për pikturën "Krijimi i Adamit" të Mikelanxhelos dhe "Lindja e Venusit" të Botticelli-t.

Drejtoresha Hope Carrasaquilla e Shkollës Klasike Tallahassee tha se ajo dha dorëheqjen pasi asaj iu dha një ultimatum nga bordi i shkollës për të dhënë dorëheqjen ose për t'u shkarkuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy