Gjykata e Posaçme pranoi kallëzimin e eurodeputetit Fredi Beleri dhe urdhëroi SPAK të nisë hetimin e menjëhershëm ndaj deputetes socialiste Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi. Në lidhje me këtë, Marin Suli, sekretar i Përgjithshëm i Omonias, tha në studion e MCN abuzimi me tokat në bregdet është fenomen që shkon shumë përtej çiftit Gaçi-Xhaçka. Suli tha se në rastin e tyre bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal, që përfshin shumë zyrtarë të qeverisjes qendrore dhe lokale.

Është një grup i strukturuar kriminal me të gjithë elementët. Organizatori është Olta Xhaçka me Gaçin dhe ekzekutori Jorgo Goro. Ndërron emri i organizatorit, por banda nuk ndryshon. Banda e ka burimin nga Partia Socialiste dhe skema është e njëjtë.

Para disa ditësh ne e kemi denoncuar dhe kemi çuar shkresën te prefekti, një analist i pavarur që na u bë prefekt. Po të shikoni vendimet e KKT jepen nga 50 leje për investitorë strategjikë. Ndërkohë, ata që kanë tokën thonë nuk e kam shitur ende tokën e gjyshit. Mjafton të jesh mik i kryeministrit dhe merr leje.

Palosin hartën dhe e nxjerrin tokën nga Kuçi në Qeparo dhe nga Piluri në Himarë. Nuk ka një banor zone që ka një shtëpi apo hotel më tepër se dy kate në Himarë. Ka deputetë të PS dhe anëtarë të qeverisë që kanë hotele, resorte dhe mijëra metër katrorë të grabitura në Himarë.

Zoti Beleri nuk ka besuar kurrsesi që GJKKO do të lexojë ligjin. Ka qenë i bindur se Olta Xhaçkës nuk do t’i hynte gjemb në këmbë. Sepse për të është nëpërkëmbur edhe vendimi i GJK. Nuk e di pse ka dalë nga rreshti një gjyqtare dhe thotë të merret e pandehur. Sot nuk kemi përballë PS, por grupin e strukturuar kriminal. Janë duke hedhur lekë të vjedhura për të blerë vullnetin e njerëzve. Është e gjitha administrata e vënë në rresht për të shtrembëruar vullnetin e shqiptarëve.