Buxheti 2024 për shëndetësinë dhe arsimin, Berisha: Mashtrim i ri dhe shpërdorim i madh. Nuk garantohen shërbimet jetike

Buxheti 2024 për shëndetësinë dhe arsimin, Berisha: Mashtrim i ri dhe shpërdorim i madh. Nuk garantohen shërbimet jetike

Kryetari i Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha, duke diskutuar projekt-buxhetin për vitin 2024 lidhur me arsimin dhe shëndetësinë me një grup ekspertësh, tha se kaloi për 4 minuta në parlament, të cilin e cilësoi monist, pasi përjashtoi opozitën.

Ai deklaroi se mes respektimit të të drejtave kushtetuese, deputetëve të opozitës dhe popullit opozitar në parlament dhe kalimit në mënyrën më të turpshme, të papërgjegjshme të buxhetit vjetor të shtetit, Edi Rama zgjodhi këtë të dytën.

Zgjodhi të dytën duke dëshmuar se ai është i vendosur të konfiskojë të drejtat kushtetuese të popullit opozitar, të qëndrojë mbi kushtetutën e vendit, është i vendosur de fakto të bëjë gjithçka për pushtetin e tij monist.  

Kurrë në asnjë vend nuk është regjistruar votimi në 4 minuta i një buxheti. Kjo ndodh vetëm në narkoshtetin e Edi Ramës.

Qëndresa e deputetëve të PD-së, për të drejtat kushtetuese nxori në dritën e diellit para gjithë botës, fytyrën e vërtetë të regjimit të Tiranës.  

Nxori shkallën më të lartë të papërgjegjshmërisë. Të votosh buxhetin e një viti në 4 minuta, do të thotë se je larg çdo norme, çdo standardi, çdo ligji.  

Por ne jemi të vendosur që me këto takime të paraqesim para shqiptarëve, pikëpamjet, opinionet, mendimet tona lidhur me buxhetin që kaloi në 4 minuta.

Diskutimi i buxhetit me specialistët, grupet e interesit, qytetarët është detyrim kushtetues nga ata që hartojnë dhe miratojnë buxhetin.

Por kur hartoj një buxhet të tillë dhe miratoi një buxhet të tillë, ata do të donin që ta kalonin edhe për 3 minuta.  

Buxheti për shëndetësinë dhe arsimin nuk shënon një avancim, jo që nuk përputhet kërkund me kërkesat e domosdoshme të këtyre fushave, të një rëndësie jetike për shoqërinë shqiptare, por përkundrazi shënon një rënie, shënon një mashtrim të ri dhe një shpërdorim të madh.

Berisha shtoi se 2/5 e buxhetit për shëndetësinë shkojnë për aferat tashmë kriminale të njohura të sterilizimit, proces i cili në Shqipëri perset me koncesionin e tyre, kushton 4 herë më shtrenjtë se në Gjermani, kushton 83 herë më shumë se sa kushtonte ky proces kur kryhej nga sektori publik.

Dhe kjo megjithë vendimet që ka marrë gjoja gjykata, vazhdon njëlloj të gllabërojë paratë e buxhetit vetëm e vetëm se është ndërmarrje e Edi Ramës.

Ju garantoj ju dhe shqiptarët se Ilir Beqaj, e asnjë Ilir Beqaj tjetër cilido që të jetë ai, nuk do të guxonte kurrë të firmoste një marrëveshje të tillë.  

Nuk ka ministër që mund të firmosë një aferë siç është ajo e sterilizimit. Autori i saj i vërtetë është njeriu që për sipërmarrjen e vet dilte para shqiptarëve me një pincë të thyer dhe gërshërë me një krah.  

Duke menduar se i mashtron ata, ja se me çfarë operoheshin.  Pra sado që Beqaj është një hajdut parekselancë, sipërmarrësi numër 1 i kësaj afere që i shkon vendit deri tani 79 milionë euro, pra i shkon mbi 150 mln euro është direkt Edi Rama.

Edhe njëherë ju them nuk ka ministër, zv/kryeministër që mund të firmosë një marrëveshje të tillë. Atë e firmos vetëm në emër të kryeministrit.  

E tillë po në këto përmasa është check up. I tillë janë analizat.  Mirë po këto procedura përveç se një vjedhje e madhe në qindra milionë të taksave të qytetarëve janë një gjobë e rëndë shumë për qytetarët e sëmurë.

Sot shqiptarët detyrohen të bëjnë analizat ku munden, dhe me çmime, ju garantoj unë, këtu në Shqipëri analizat kanë çmimin 3-4 herë më të larta se në Gjermani. Çmime stratosferike.

Buxheti që u lihet tani spitaleve për analiza është kërkund për plotësimin e nevojave me çmimet që ka vendosur koncensionari.  

Me këtë buxhet nuk garantohen shërbimet jetike, siç janë operacionet, analizat e domosdoshme në sektorin publik për qytetarin shqiptar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy