Klima e rënduar e investimeve po përcillet me shumë shqetësim nga përfaqësuesit e biznesit të huaj në Shqipëri.
Amerikanët dhe gjermanët vlerësojnë si pengesa serioze për biznes pasigurinë juridike me kontratat aktuale, mosfunksionimin e shtetit ligjor si edhe shkallën e lartë të korrupsionit.



