
Një letër e shtypur nga Christopher Columbit për zbulimin e Amerikës u shit në shtëpinë e ankandeve Christie’s për mbi 3.9 milionë dollarë (pa përfshirë tarifat e ankandit).
Letra me tetë faqe De Insulis Nuper Inventis, drejtuar nga Colombi Mbretit Ferdinand II të Spanjës dhe Mbretëreshës Isabella, vjen nga një koleksion privat zviceran dhe shtëpia e ankandeve thotë se ka bërë kërkime të gjera për t’u siguruar që nuk është e rreme ose e vjedhur.
Vlerësimi fillestar ishte nga 1 deri në 1.5 milion dollarë dhe çmimi përfundimtar u rrit gjysmë ore të fundit të ankandit, pavarësisht faktit se reputacioni i Colombo, veçanërisht në SHBA, kohët e fundit ka pësuar një rivlerësim të thellë.
Kopje të shumta të dokumentit tetë faqesh në latinisht u shtypën në Romë me qëllim të përhapjes së lajmit të udhëtimit të Colombit në të gjithë Europën.



