Debati për restaurimin e Spaçit/ Andoni: Shpjegimet e gjata të ministrisë duken si justifikime. Projekti të ishte bërë transparent kohë më parë

Debati për restaurimin e Spaçit/ Andoni: Shpjegimet e gjata të ministrisë duken si justifikime. Projekti të ishte bërë transparent kohë më parë

Ministria e Kulturës ka reaguar mbi debatin për ndërhyrjet restauruese në ish-burgun famëkeq të Spaçit, duke e cilësuar si “tymnajë”.

Gazetari Ben Andoni tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se shpjegimet e gjata të ministrisë duken më tepër si justifikim në një kohë që projekti duhet të ishte bërë i ditur për publikun kohë më parë.

Ministria kohë më përpara duhet ta bënte të njohur projektin dhe duhet ta bënte transparente. Nëse nuk je transparent me publiku, nëse nuk je i saktë me gjërat kohë më përpara dhe të mos japësh përgjigje më vonë kur procesi ka mbaruar patjetër që do gjendesh përballë teje. Shpjegimi i gjatë i tyre më tepër më duket justifikim. Për raste të tilla,  nuk ke pse të shpjegohesh kaq gjatë, mjafton që të tregosh vendimin, me kë je këshilluar dhe mënyrën si kanë vepruar autoritetet që duhet të restaurojnë objektin. Justifikime të gjata, ose shpjegimet e gjata janë justifikime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy