Meta: Secili i di pasojat në rast se çon vendin drejt konfrontimit (VIDEO)

Meta: Secili i di pasojat në rast se çon vendin drejt konfrontimit (VIDEO)

Kreu i Shtetit, Ilir Meta foli sërish sot për situatën politike në vend. I pyetur nga mediat për rrezikun e përplasjeje civile në vend në kushtet kur asnjëra nga palët politike nuk po tërhiqet nga qëndrimet e saj, Meta u dërgoi një mesazh publikisht liderëve politik të vendit. Ai u bëri thirrje atyre  që t’i thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre.

“Kjo situatë nuk duhet të ekzistonte mbas 22 vitesh pas ’97 që ishte një vit mjaft fatkeq. Të gjithë t’i thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre. Për interesa tërësisht egoiste dhe okulte Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim dhe as shqiptarët, ata e kanë vendosur të bashkëjetojnë në mënyrë demokratike dhe të jenë ndarë me sistemet përjashtuese që në vitet 1990”, tha Meta.

Meta foli edhe për transferimin e përgjegjësive nga njëra palë tek tjetra.

“Askush nuk mund t'i transferojë përgjegjësitë te të tjerët, aq më tepër te presidenti. Ata e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe pasojat që do të kenë në rast se vendin e çojnë drejt konfrontimit”, tha prerazi presidenti Meta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy