Basha mbledh Kryesinë PD, të pranishëm edhe kritikët e kryetarit

Basha mbledh Kryesinë PD, të pranishëm edhe kritikët e kryetarit

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Lulzim Basha ka thirrur këtë të enjte mbledhjen e Kryesisë së PD-së, ku dhe do të ketë një diskutim mbi analizën e humbjes së zgjedhjeve të qershorit të shkuar, por edhe nisjen e një etape të re të riorganizimit të degëve të selisë blu në vend.

Basha u ka bërë thirrje zërave kritikë që të marrin pjesë në këtë mbledhje.

Ajo çfarë ka rënë në sy ka qenë pjesëmarrja e njërit prej kritikëve më të ashpër të Lulzim Bashës, ish-deputeti Arben Imami, i cili disa javë pas humbjes së zgjedhjeve të qershorit, kërkoi largimin e kryetarit të PD-së nga posti.

Mbledhja e kryesisë zhvillohet pas përfundimit të analizës së degëve të PD-së, që do t'i hapë rrugë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.

Gjithashtu anëtarët e Kryesisë janë drejt fundit të mandatit, pritet riorganizim edhe në degët e tjera të PD.

Pak ditë më parë, Basha tha se në pranverë PD do të mbledhë Kuvendin Kombëtar, nga ku do të nisë fazën për riorganizimin e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy