“E dashura” fake e Olsi Bylykut/ Senja: Imazhet u prodhuan me anë të AI. Ishte grackë për portalet, gabim që ato nuk verifikojnë lajmin!

“E dashura” fake e Olsi Bylykut/ Senja: Imazhet u prodhuan me anë të AI. Ishte grackë për portalet, gabim që ato nuk verifikojnë lajmin!

Gazetari Emirjon Senja, së fundmi ka testuar mediat online dhe ka demonstruar faktin se si ato publikojnë lajme të pavërteta dhe të pa verifikuara.

Nisur nga ky fakt, ai ‘ngatërroi dynjanë’ javën e kaluar teksa krijoi imazhe fallco të së dashurës së aktorit Olsi Bylykut.

Senja, në studion e programit të mëngjesit në “Zgjohu me MCN’, sqaroi se pse portalet ranë në grackë nga eksperimenti me imazhet e prodhuara me atë të Inteligjencës Artificiale.

Ne vendosem të bënim këtë eksperiment për faktin se kohët e fundit shumica e mediave e marrin shabllon dhe nuk e verifikojnë lajmin.

Kësisoj hapem një program në Meet Jorney, bëra abonimin dhe po diskutonim me gocat e Show Biz-it, e sajuam nga interneti një teniste, dhe e krijuam si modele që jeton në Holandë. Hapëm programin dhe e bëmë IA, kërkova një element teknik dhe për një minutë më ka dal një foto e një vajze, dhe ja ku doli nusja. Po diskutonim a e pranon Olsi këtë vajzën.

Pas kësaj, gazetari Senja, tha se lajmi mori dhënë dhe vulosi faktin se për disa media online çdo gjë përbën lajm, edhe kur nuk është verifikuar që është detyra numër një e çdo gazetari.

Është një rrezik i madh për gazetarinë, sepse rregulla numër një është të verifikohet lajmi para se të publikohet. Ata nuk mund të dallojnë të vërtetën nga e pavërteta. Kjo të dhemb, sepse ti si gazetar duhet të verifikosh sepse çdo lajm para se të publikohet duhet të hulumtohet e verifikohet paraprakisht.

E kishin marrë këtë lajm 27 portale, ishte bërë edhe një emision për këtë lajm.

Pastaj pas eksperimentit që bëmë me audiencën, në sqaruam përmes një video tjetër se pse e bëmë këtë fake news, dhe pse nuk e verifikojnë mediat.

Po ajo që doja të shtoja është fakti se sot ka lajme që rrezikojnë sigurinë e njerëzve, shëndetin, sigurinë kombëtare, siç janë lajmet për shëndetin, lajme në raste të ndonjë konflikti, kur media publikon lajme të pa verifikuara, atëherë ti i bën drejtpërdrejtë dëm qytetarit, përben rrezik të madh për ta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy