
Një reagim ka ardhur edhe nga DASH lidhur me sulmin kibernetik që Irani ndërmori ndaj sistemit TIMS të Shqipërisë më 9 shtator.
Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë në rrjetet sociale mesazhin e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price, i cili shprehet:
Dënojmë me forcë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit në NATO, Shqipërisë, i cli pason sulmin kibernetik të Iranit të 15 korrikut. Ne do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me Shqipërinë dhe aleatët e partnerët e tjerë, për të forcuar mbrojtjen kibernetike dhe për t’i bërë përgjegjës aktorët keqdashës.”, ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price.



