Merkel vaksinohet nesër me AstraZeneca

Merkel vaksinohet nesër me AstraZeneca

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka njoftuar se do të vaksinohet të premten në Gjermani, me AstraZeneca e cila rekomandohet për persona që janë mbi 60 vjeç.

Ndërkohë, kreu i agjencisë së kontrollit të sëmundjeve në Gjermani ka bërë thirrje për masa “drastike” për të frenuar valën e tretë të virusit që është duke goditur rëndë pavijonet e kujdesit intensiv në disa zona.

Lothar Wieler, drejtor i Institutit Robert Koch (RKI) tha se gjermanët duhet të “zvogëlojnë në mënyrë drastike kontaktin” me njëri-tjetrin me qëllim që të shuhet vala e tretë që ka përfshirë vendin. 

Mutacioni më infektiv B117 i zbuluar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, “siç dhe u parashikua”, tha Wieler, tani po përbën 90 për qind të të infektuarve dhe pritej që numri i pacientëve që duhen trajtuar në Kujdesin Intensiv (ICU) të ishte më i lartë në valën e dytë, që arriti pikun në janar.

Kujtojmë se nga mesi i shkurtit, kancelarja gjermane tha publikisht se nuk do të vaksinohej me vaksinën e prodhuar nga AstraZeneca. Argumenti i Merkel në atë kohë ishte se vaksina nuk rekomandohej për personat mbi 65-vjeç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy