
Një shpërthim ka provokuar shembjen e një pallati 4-katësh në Anvers, Belgjikë. Dhjetë deri në njëzet persona mendohet të kenë qenë brenda në pallat në momentin që ka ndodhur shpërthimi.
Sipas mediave belge, të cilat citojnë burime pranë policisë lokale, 4 persona janë nxjerrë nga rrënojat. Ndërsa tre të tjerë janë vënë në kontakt me ekipet e shpëtimit, të cilët kanë punuar gjatë natës për të nxjerrë të mbijetuarit. Tre persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Fillimisht u dyshua se shpërthimi kishte natyrë terroriste. Por pak orë më pas, policia e Anversës bëri të ditur se dyshimet kryesore janë për rrjedhje gazi.
Belgjika është në gjendje alarmi që prej shpërthimeve vetëvrasëse të Brukselit në vitin 2016.



