Në seancën e sotme të Parlamentit janë disktuar disa akte normative të qeverisë që kanë të bëjnë me marrëveshje për sigurimin e vaksinave.
Lidhur më këtë, ministrja Ogerta Manasatriliu, duke raportuar para deputetëve, tha se falë vaksininimit, ministria ka arritur të vaksinohen 500 mijë persona, kurse objektivi është deri në 1 milion vaksinime.
Manastirliu nënvizoi se gjatë javës do të mbërrijnë në Shqipëri mbi 11 mijë doza të vaksinash Pfizer, ndërsa në total, deri më tani, Shqipëria ka në dispozicion 750 mijë doza vaksinash.
“Nuk kemi reshtur për vaksinat anti-COVID. Një angazhim konkret, që i ka hapur rrugën vaksinimit me doza të dyta të moshuarit dhe kategorive të tjera. Kemi sot mbi 750 mijë doza vaksinash, si dhe do të kemi brenda javës 11.700 doza vaksinash Pfizer. Do të vijojmë furnizimin me 90 mijë doza vaksinash nga kontrata me Pfizer. Të gjitha këto përpjekje janë materializuar nga një punë kapilare në të gjithë vendit.
Falë kësaj pune kemi arritur në objektivin e parë me 500 mijë vaksinimeve dhe jemi të vendosur për kryerjen e 1 milionë vaksinimesh. Jemi të vendosur të intensifikojmë vaksinimin anti-COVID. Është fakt që kemi një rënie të ndjeshme në shtrimet në spitale, duke ulur pozitivitetin që është 4%. Anëtaret e Komitetit Teknik po vlerësojnë masat, por ato varen edhe nga sjellja jonë në përdorimin e masave. Shumë vende ende janë në përpjekje për sigurimin e dozave të para anti-COVID. Ndaj ne sot sjellim disa akte normative. Do të vijojmë të rrisim dispononim e vaksinave, për objektivin e 1 mln vaksina”, tha Manastirliu.
Nga ana tjetër deputeti Adriatik Alimadhi pyeti ministren Manastirliu nëse ka ndryshim financiar kontrata e lidhur nga një shtet në shtetin tjetër, për çka ajo tha se për shkak të interesave të distributorëve nuk mund të bëhen publike.
“Të gjitha kontratat e lidhura deri më sot janë pjesë e interesave të distributorëve dhe nuk mund të thuhen në publik, por ajo që siguroj është se çdo vendim është marrë duke respektuar ligjin”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë.
Nga ana e saj, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj theksoi se prioritet mbetet vaksinimi i të gjithë qytetarëve, për të cilët sipas saj duhet 4,4 milion doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Denaj tha se deri më sot qeveria shqiptare ka nënshkruar kontrata për sigurimin e 2,2 milion dozave të vaksinave, doza të cilat janë në përdorim dhe në proces të vaksinimit të popullatës.
“Për përmbushjen e objektivit të imunizimit ndaj Covid-19 kërkohen dhe 2.2 milion doza të tjera vaksine, tha Denaj, duke shtuar, se e përkthyer në vlerë monetare, bazuar në çmimet e vaksinave, kjo nënkupton një financim shtesë për 2 miliardë lekësh të dedikuar për blerjen e vaksinave”, u shpreh ajo, ndërsa shtoi se qeveria shqiptare pranoi propozimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për të alokuar buxhetin e nevojshëm në rezervën e buxhetit të shtetit, në përdorim sipas nevojës për çdo zhvillim në vijim”, tha ajo.



