
Autoritetet shëndetësore ruse të martën raportuan numrin më të lartë të vdekjeve ditore të vendit që nga fillimi i pandemisë COVID-19, me 652 jetë të humbura gjatë 24 orëve.
Moska regjistroi 121 vdekje, ndërsa qyteti i dytë me numrin më të lartë të vdekjeve ishte Shën Petersburg me 119 të vdekur, ndërkohë do të presë çerekfinalen e EURO 2020 mes Zvicrës dhe Spanjës.
Rusia, vendi i prekur më keq nga Evropa me 134,545 vdekje, është goditur në javët e fundit nga një rritje e rasteve të variantit Delta, shkruan Euronews.
Përhapja e variantit "shqetësues" dhe numri i infeksioneve në rritje kanë shtyrë autoritetet të rivendosin masa për të frenuar përhapjen e virusit.
Në Moskë, zona e tifozëve EURO 2020 u mbyll dhe autoritetet lokale gjithashtu urdhëruan që të gjitha dyqanet e ushqimit në qendrat tregtare të mbyllen.
Disa rajone, përfshirë Moskën, kanë futur gjithashtu vaksinimin e detyrueshëm për disa sektorë për të nxitur rritjen e numrit të personave që vaksinohen.



