
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e tw premtes, ku 4 turistë rusw, 2 burra dhe 2 gra, janë gjetur të vdekur, brenda një saune në hotelin me 5 yje në Qerret të Kavajës.
Mësohet se janë gjetur të vdekur Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkova, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe, të afërm me njëri-tjetrin.
Turistët, kanë qëndruar në sauna më shumë nga sa lejohet dhe janë asfiksuar, e ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për të mësuar nëse viktimat ishin nën efektin e alkoolit apo të lëndëve narkotike.
4 turistët kishin mbërritur në Shqipëri para një jave së bashku me një grup tjetër. Kanë qenë këto të fundit të cilët kanë vënë re mungesën prej një kohe të gjatë të shokëve të tyre dhe kanë ngritur alarmin.
Padyshim që ngjarja e rëndë është përcjellë edhe në mediat ruse të cilat i referohen si fillim mediave shqiptare. ‘Life. ru’ teksa jep identitetet e viktimave, shkruan se ata u gjetën të pajetë nga stafi i hotelit të pajetë, ndërkohë që dyshohet se janë asfiksuar.
Për këtë ngjarje të rëndë është njoftuar edhe Ambasada Ruse, e ndërsa Policia dhe Prokuroria e Tiranës janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
Aktualisht policia po heton rreth ngjarjes në fjalë dhe zbardhjes së plotë të shkaqeve.



