
Dy motra kamboxhiane, të moshës 98 dhe 101, janë ribashkuar pas 47 vjetësh të ndara, ku secila besonte se tjetra kishte vdekur gjatë mbretërimit të terrorit në Khmer Rouge në vitet 1970.
Bun Sen, 98 vjeç, u ribashkua gjithashtu me vëllain e saj 92-vjeçar, i cili mendonte se kishte ndërruar jetë, tha një OJQ lokale.
Dy motrat u panë për herë të fundit me njëra-tjetrën në vitin 1973, dy vjet para se komunistët e udhëhequr nga Pol Pot të merrnin nën kontroll Kamboxhinë.

Rreth dy milionë njerëz mendohet se kanë vdekur nën sundimin Khmer Rouge.
Shumë familje u ndanë gjatë kësaj periudhe, fëmijët shpesh largoheshin nga prindërit e tyre pasi regjimi kërkonte të ushtronte kontroll absolut mbi vendin.
Bun Sen humbi burrin e saj nën regjimin Pol Pot, i cili u rrëzua në 1979, dhe përfundimisht u vendos pranë depozitave famëkeqe Stung Meanchey në kryeqytet, Phnom Penh. PAti një jetë të varfër e të vështirë, duke ëndërruar gjithmonë që të vizitonte fshatin e saj të shtëpisë në provincën Kampong Cham, vetëm rreth 90 milje në lindje të kryeqytetit Phnom Penh, tregon BBC.
OJQ “Cambodian Children's Fund” e ndihmoi të vizitonte vendin e lindjes, dhe vetëm atëherë ata zbuluan se motra dhe vëllai i Bun Sen ishin akoma gjallë dhe vazhdonin të jetonin po aty.




