Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se ndërsa ish-presidenti Ilir Meta ndodhet në burg, shumë njerëz janë treguar mosmirnjohës ndaj tyre duke shkruar kundër familjes së tyre.
Ajo thekson se marrëdhëniet njerëzore në politikë janë shpesh të ftohta dhe të pasigurta, duke krahasuar situatën me një ashensor që duhet të funksionojë pa ndërprerje, pavarësisht pengesave.
“Si në të gjithë botën, mosmirënjohja është ushqimi i parë që ofrohet. Sigurisht njerëzit të cilët kanë përfituar më shumë nga të ndenjurit afër me ne, nuk i kemi parë, por kanë qenë me thikë në gojë kundër meje dhe Metës, shumë pak njerëz janë, me gishtat e dorës, janë njerëz që shkruajnë, njerëzve që kemi patur mirëmëngjes dhe mirëmbrëma, kanë qenë njerëz që shkruajnë, pyesin, si jeni, si janë fëmijët. Por nuk është ndonjë qamet i madh, sepse bota rrotullohet, portokallja është e vogël dhe vjen shpejt. Si ashensor është. E rëndësishme është të mos këputet kablli i ashensorit.”



