Pengjet e vrara izraelite në Gaza, familjarët e viktimave akuzojnë Netanyahun

Pengjet e vrara izraelite në Gaza, familjarët e viktimave akuzojnë Netanyahun

Zi dhe zemërim mbizotëron në Izrael pasi IDF gjeti trupat e 6 pengjeve të tjera të vrara nga militantët e Hamas. Ushtria izraelite njoftoi se kishte nxjerrë trupat e viktimave nga një tunel në Rripin jugor të Gazës

"Sipas vlerësimit tonë fillestar, ata u vranë brutalisht nga terroristët e Hamasit pak para se të arrinim tek ata”, tha admirali i ushtrisë azrealite, Daniel Haggar.

Ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahutha se Izraeli nuk do të gjejë qetësi derisa të arrestojë ata që janë përgjegjës për vrasjen e gjashtë pengjeve

“Unë u them udhëheqësve të Hamasit dhe terroristëve që vranë të rrëmbyerit tanë se gjaku i pengjeve izraelite është në duart tuaja. Nuk do të heshtim, do t'ju ndjekim, do t'ju kapim dhe do t'ju bëjmë të përballeni me përgjegjësitë tuaja. Kushdo që vret pengjet nuk dëshiron një marrëveshje.”, tha Benjamin Netanyahu.

Nga ana tjetër zyrtarë të  lartë të Hamasit, thanë se  duke refuzuar të nënshkruajë një marrëveshje armëpushimi, Izrtaeli vetë  është përgjegjës për vdekjen e pengjeve izraelitë.

Familjarët e viktimave akuzojnë Netanyahun, për  vdekjet e pengjeve duke thënë se vrasjet e të afërmve të tyre janë "rezultat i drejtpërdrejtë" i "silurimit" të marrëveshjeve të propozuara të armëpushimit.

Në veçanti, Forumi i Familjeve të Pengjeve dhe Personave të Zhdukur tha në një deklaratë se gjashtë pengjet, trupat e të cilëve u gjetën në Gaza, do të ishin ende gjallë nëse qeveria e udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu do të kishte arritur një marrëveshje me Hamasin për lirimin e tyre.

“Një marrëveshje për kthimin e të rrëmbyerve ka qenë në tryezë për më shumë se dy muaj. Nëse nuk do të ishin zhurmat dhe  justifikimet të rrëmbyerit për vdekjen e të cilëve mësuam këtë mëngjes ka të ngjarë të ishin gjallë”- thuhet në një postim të forumit në platformën X.

Ironia tragjike është se tre nga gjashtë pengjet, trupat e të cilëve u gjetën nga ushtria në një operacion në Gaza, do të liroheshin në fazën e parë të marrëveshjes së ardhshme të lirimit të pengjeve që po negociohej, raportoi Haaretz, duke cituar burime izraelite. Në këtë klimë, zyra e kryeministrit izraelit njoftoi se anuloi paraqitjen e Benjamin Netanyahut në aktivitetin për fillimin e vitit të ri shkollor në një shkollë fillore në Jerusalem. Reagim të ashpër pati edhe nga Shtetet e Bashkuara. Presidenti Bajden tha se liderët e Hamasit do të paguajnë për krimet e tyre dhe se Uashingtoni do të vazhdojë të punojmë gjatë gjithë kohës për të arritur një marrëveshje që do të sigurojë lirimin e pengjeve të mbetura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy