Zonja e Parë e Sirisë diagnostikohet me kancer në gji

Zonja e Parë e Sirisë diagnostikohet me kancer në gji

Zonja e Parë e Sirisë po përballet me kancerin në gji. Një foto e postuar në faqen zyrtare në “Facebook” e tregon presidentin sirian, Bashar al-Assad në krah të së shoqes, në një spital, ku ajo i është nënshtruar kimioterapisë për një tumor në fazat fillestare.

Në mesazhin që shoqëron foton, Assad thotë se një tumor malinj është zbuluar në fazën fillestare te Zonja e Parë dhe ai i uron shërim të shpejtë.

Njoftime të tilla publike janë të pazakonta në botën arabe, ku kanceri konsiderohet tabu.

Prindërit e Asma Assad janë me origjinë nga provinca e Homsit, por vetë ajo ka lindur dhe është rritur në Londër, për t’u vendosur më pas në Siri pas njohjes me Bashar al-Assad.

Çifi ka 18 vjet martesë dhe tre fëmijë: Hafez, Zein dhe Karim.

Një ish-bankiere, Asma e ka portretizuar veten si ana moderne e dinastisë Assad.  Në vitet e para që pasuan kryengritjet në Siri, ajo nuk është shfaqur shpesh në publik, por gjatë dy viteve të fundit ka qenë shumë aktive. Ajo i ka mbështetur gjithnjë politikat e të shoqit, pavarësisht kritikave të ashpra ndërkombëtare. Asma i ka cilësuar “propagandë” thirrjet për ta çuar të shoqin para drejtësisë si kriminel lufte.   

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy