Një mëngjes me Franc Korunin/ Këngëtari rrëfehet për jetën, krijimtarinë dhe planet muzikore

Një mëngjes me Franc Korunin/ Këngëtari rrëfehet për jetën, krijimtarinë dhe planet muzikore

Këngëtari dhe producenti Franc Koruni ishte i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ku ndau me publikun rrugëtimin e tij artistik dhe projektet më të fundit muzikore.

Artisti thotë se kjo periudhë ka qenë një kohë reflektimi dhe krijimtarie intensive. 

Këto kohë jam ‘ngujuar’ në studio dhe jam angazhuar plotësisht në muzikë. 

Po bëhet gati një vit që punojmë bashkë me djemtë, kemi kaluar një periudhë të mirë, produktive dhe eksperimentuese. 

Jam duke punuar për albumin e tij të tretë, ndonëse pa e vendosur ende si projekt të detyrueshëm.

Kam në plan një album të ri, por nuk e shoh si një qëllim me patjetër. 

Këngët po krijohen natyrshëm dhe, kur të mblidhen bashkë, mund të dalë diçka e veçantë.

Studioja është si një shtëpi për mua. Aty jam përqendruar plotësisht, ndaj s’kam pasur kohë të marr pjesë në festivalet e fundvitit.

 Janë mundësi të bukura, por ekzistojnë edhe alternativa të tjera për të promovuar muzikën.”

Këtë verë isha pjesëmarrjes në festivalin “Lulebore”, ku kënga ime u vlerësua me Çmimin e Orkestrës.

Koruni thotës se aktualisht po punon mbi disa projekte paralelisht. 

Kam disa këngë të përfunduara dhe disa të tjera në proces. Po përpiqem t’i regjistroj të gjitha sa më shpejt, që të mos humbasin idetë.

Në produksionet e reja ndjej se jam më i çliruar dhe më i vërtetë me veten. Nuk kam detyrimisht synim të bëj këngë komerciale apo argëtuese, më pëlqen të eksperimentoj dhe të jem autentik.”

Me muzikën e lehtë u mora më vonë. Në fillim kam studiuar kitarë klasike, dhe në përfundim të universitetit kisha disa këngë që i kisha shkruar asokohe.

 Dalja ime e parë publike ka qenë vite më parë, në Kënga Magjike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy