Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, është ndarë nga jeta. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale bashkëshortja e tij. Harasani ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë në moshën 54-vjeçare.

Të dashur familjarë e miq,

Me hidhërim të thellë, njoftojmë humbjen e parakohshme të njeriut tonë të zemrës, babait, bashkëshortit, djalit, vëllait, mikut Andis Harasani. Andisi ynë luftoi për jetën me forcën, besimin dhe vendosmërinë që e karakterizonte gjithmonë. Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurrë së dhuruari dashuri, mbështetje e force. Fatkeqësisht, e humbëm betejën kundër kancerit. Unë, Thea dhe Henry jemi përjetësisht mirënjohes për këtë rrugëtim jete që krijuam bashkë. Ti do mbetesh në zemrat tona njeriu ynë më i shtrenjtë, me humor të pakrahasueshëm, gjithë mençuri e guxim për të ecur përpara. Do na mungosh pafundësisht, dashuria jonë!

Detaje për ceremoninë e lamtumirës së fundit do ndahen në ditët në vazhdim.

Andis Harasani ka qenë deputet i Partisë Socialiste për 2 legjislatura. Ai është zgjedhur deputet në vitin 2005 dhe më pas siguroi një mandat të dytë në zgjedhjet pasuese të vitit 2009. Para se të bëhej deputet, Harasani ka mbajtur për tre vjet detyrën e drejtorit të KESH-it, në vitet 2002-2005.

Në vitin 2012, ai dha dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe u vendos në SHBA. Përmes postimeve të tij në rrjetet sociale, ai ka qenë për shumë vite një zë kritik ndaj PS-së dhe kryeministrit Rama.