Arabia Saudite emëron ambasadoren e parë grua

Arabia Saudite emëron ambasadoren e parë grua

Një dekret mbretëror i lëshuar nga Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, në rolin e tij si zëvendës i mbretit, emëron princeshën Reema bint Bandar bin Sultan al-Saud si ambasadore e Arabisë Saudite në Shtetet e Bashkuara. Kjo e bën atë ambasadoren e parë femër të mbretërisë.

Princesha Reema është vajza e princit Bandar bin Sultan, i cili gjithashtu ka shërbyer si ambasador i Arabisë Saudite në SHBA nga viti 1983 deri në vitin 2005. Princi Bandar ka mbajtur më parë postin e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit Kombëtar të Sigurisë të Arabisë Saudite dhe gjithashtu ka shërbyer si drejtor i Përgjithshëm i Inteligjencës.

Emërimi i Reema-s u përshëndet nga shumë njerëz si një hap i madh për Mbretërinë, përfshirë ambasadorin e Arabisë Saudite në Rusi, dr. Rayed Krimly.

"Ambasadorja e parë saudite është gruaja e duhur në vendin e duhur. Ajo është personi më i mirë për të përfaqësuar aspiratat dhe gjallërinë e vizionit tonë rinor në Uashington", tha ambasadori Krimly për Al Arabiya English.

E diplomuar në universitetin “Xhorxh Uashington” në Uashington, ajo ka qenë aktive në sektorin publik dhe privat të Arabisë Saudite dhe ka pasur rol aktiv në fuqizimin e gruas.

Në 2013, princesha themeloi Alf Khair, një ndërmarrje sociale me një mision për të siguruar akses për gratë saudite duke ofruar udhëzime dhe menaxhim profesional.

Në vitin 2016, Princesha Reema u emërua nënsekretare e Divizionit të Grave në Autoritetin e Sportit të Përgjithshëm të Arabisë Saudite. Një vit më vonë, ajo u bë Presidentja e Federatës Saudite për Sportet e Komunitetit, duke u bërë gruajae parë që udhëheq një federatë që mbulon aktivitetet sportive për burrat dhe gratë në Mbretërinë Saudite. Para se të emërohej si ambasadore e në SHBA, ajo ishte zëvendëspresidente për Zhvillim dhe Planifikim në Autoritetin e Sportit të Përgjithshëm të Arabe Saudite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy