Protesta e opozitës, Kume: Pa kastën e vjetër, sprovë për gjeneratën e re të politikanëve (VIDEO)

Protesta e opozitës, Kume: Pa kastën e vjetër, sprovë për gjeneratën e re të politikanëve (VIDEO)

Gazetari Mariglen Kume, protestën e opozitës e sheh si test besimi për kastën e re të politikanëve në radhët e Partisë Demokratike.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se duhet që pasditen e sotme të ketë protestues dhe masivitet në protestë.

Në protestë nuk do të jetë zoti Berisha, zoti Meta, zonja Kryemadhi, zoti Basha, kemi një lloj gjenerate të re të politikanëve, mund të kemi një lloj sprove të këtyre politikanëve.

Kur kemi thënë kasta 30-vjeçare kemi thënë për ata që kanë pasur disa funksione.

Brenda PD ka një lloj gjenerate të re, mund të jetë sprovë, e gjeneratës së re. Nëse do ketë masivitet, këtë besim ta çojnë përpara.

Aktiviteti i zotit Berisha nuk mund të jetë i njëjtë si në arrest shtëpie dhe i lirë. Zoti Berisha përdor disa elementë të tjerë.

Aty kanë qenë zoti Bardhi, zoti Noka.

Meta dhe Kryemadhi nuk do jenë në protestë, por do përfaqësohen nga Braimllari, Blushi, që në një farë mënyre është një kastë e re.

Në vijim shtoi se si pjesë e politikës duhet ta largosh Sali Berishës dhe jo të thuash si në 1992-in që të vijë Amerika dhe ta orientojë popullin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy