“Toyota Yaris”, GJKKO lë në burg avokatin Radovan Çela

“Toyota Yaris”, GJKKO lë në burg avokatin Radovan Çela

GJKKO ka lënë në burg avokatin Radovan Çela.

Çela është i përfshirë në hetimet për dosjen  “Toyota Yaris”.

Avokati Radovan Çela u vetëdorëzua në polici 3 ditë më parë, pasi ishte në kërkim që prej korrikut 2024.

Sipas SPAK, Çela së bashku me tre të pandehur të tjerë akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë, kanë pranuar premtime dhe përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim të paligjshëm te funksionarë të drejtësisë, kanë ofruar përfitime të parregullta për funksionarë të drejtësisë, si dhe kanë kërkuar përfitime të parregullta për të kryer veprime të lidhura me funksionin dhe detyrën e tyre, sipas episodeve dhe akuzave respektive, për secilin prej tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy