
Opozita ndryshon skenarin e protestave.
Ndryshe nga javët e tjera ku çdo të enjte zhvilloheshin protesta përpara parlamentit, opozita sot do të bllokojë 5 akse të rëndësishme rrugore.
Protesta e opozitës do të zhvillohet në orën 18, ku qytetarët do të bllokojnë lëvizjen e automjeteve përkatësisht në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, autostradën Plepa-Kavajë në Durrës, kryqëzimin e Milotit në Lezhë, rrethrrotullimin e Sheqit në Fier, dhe rrethrrotullimin e Shqiponjës në Tiranë.
Sipas informacioneve, protestës në Tiranë do t'i bashkohet edhe vetë kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
Pavarësisht se nuk do të ketë protestë para Parlamentit, policia ka marrë masat e nevojshme duke e rrethuar atë.
Në rendin e ditës të seancës së sotme do të diskutohen 7 pika kryesore.



