Roald Dahl dhe letra e tij për vaksinën e fruthit

Roald Dahl dhe letra e tij për vaksinën e fruthit

Kur kujton emrin e Roald Dahl, menjëherë të vjen ndërmend “Gjiganti i madh i mirë”, “Çarli dhe fabrika e çokollatave” dhe shumë libra e skenarë filmash të tij.

Me gjendjen e jashtëzakonshme të fruthit, i cili u shpërnda prej personave të pavaksinuar që kanë rënë në kontakt me persona të infektuar në Nju Jork përfshirë dhe Disneyland në Kaliforni, botës i tërhiqet vëmendja edhe njëherë për vaksinimin ndaj kësaj  sëmundjeje.

Fruthi, edhe pse zakonisht i padëmshëm, ndonjëherë mund të ketë pasoja fatale prej ndërlikimeve të tij.

Vajza 7-vjeçare e Dahlit vdiq nga encefaliti i fruthit më 1962. Vite më vonë, më 1988, autori i  shkroi Autoritetit të Shëndetit të Sanduellit në Britani, duke u kërkuar nxitjen e prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre.

“...Olivia, vajza ime e madhe, mori fruthin kur ishte 7 vjeç. Teksa sëmundja përparonte e ndiqte ciklin e saj, mbaj mend që i lexoja libra në shtrat krejt i pashqetësuar. Kur një mëngjes, teksa ajo ndihej më mirë dhe po e merrte veten, qeshë ulur në shtratin e saj dhe po i tregoja si të vizatonte kafshë të vogla, por kur i erdhi asaj radha vura re që gishtat dhe mendja e saj nuk po bashkëpunonin dhe ajo nuk mund të bënte asgjë.

“A ndihesh mirë?” e pyeta.

“Ndihem krejt e përgjumur”, më tha.

Pas një ore, ajo humbi ndjenjat. Pas dymbëdhjetë orësh ajo vdiq.

Atëherë, vaksina e fruthit nuk ishte prodhuar ende... Sot prindërit e kanë zgjidhjen që fëmijëve të tyre të mos u ndodhë një gjë e tillë.

...Edhe në kohët e sotme nëse një fëmijë ka ndërlikime të tilla prej fruthit, doktorët nuk mund të bëjnë asgjë për ta shpëtuar...”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy