Ish-presidenti amerikan Bill Clinton mbërrin në Tiranë

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton mbërrin në Tiranë

Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton ka mbërritur para pak minutash në aeroportin e Rinasit në Tiranë. Mësohet se Clinton është pritur në aeroport nga kryeministri Rama. Presidentit të 42 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do t’i akordohet “Kordoni i Madh i Yllit të Mirënjohjes Publike”. Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Clinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve. Në orën 19.05 Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë zotin Bill Clinton të marrë çmimin e akorduar. Në orën 19.25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBA-ve Bill Klinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i Presidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy