Agjencia Kombëtare e Provimeve ka shtyrë edhe me 24 orë të tjera afatin për aplikime në universitete. Afati fillestar ishte deri më datë 11 gusht por me qëllim garantimin e aplikimit për çdo maturant afati është shtyrë deri në orën 24:00 të datës 12 gusht.
Ndërkohë deri tani mësohet se kanë aplikuar online për garën në universitete 27700 maturantë.
Ndërkohë ashtu siç ishte lajmëruar për një mundësi të dytë, të gjithë maturantët të cilët nuk kanë shlyer detyrimet me maturën shtetërore, provimet e vjeshtës sipas MAS do të nisin më 30 gusht dhe do të përfundojnë në 10 shtator. Provimi i parë që do të bëhet do të jetë ai i gjuhës së huaj dhe pastaj me rradh i gjuhës dhe letërisë, i matematikës dhe pastaj i lëndëve me zgjedhje. Ndërkohë deri në 30 shtator maturantët do të kenë sërish të drejtë për të aplikuar për në universitete.



