
Shtyhet seanca për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe 3 ish-zyrtarët e policisë së Vlorës.
Shkak është bërë mungesa e njoftimit për të pandehurit, gjë që sipas avokatit të Tahirit, Maks Haxhia, nëse do të përsëritet, do të çojë drejt kërkesës për gjykim të shkurtuar.



