Gjykata caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Darmen Kelin, i cili dyshohet si autor i vrasjes së Amarlido Hoxhallarit.
Pas ngjarjes Ardi Marishta dhe Amarildo Hoxhallari janë larguar me motor 500 metra, por Hoxhallari ka rënë nga motori. Darmen Keli tha në seancë se nuk donte ta vriste dhe se është penduar, por Hoxhallari i ngacmoi bashkëshorten.
“Nuk doja ta vrisja, as nuk e thërrita për të kryer ndonjë veprim të tillë. E pyeta se çfarë bënte, pasi ngacmoi bashkëshorten time. Përdori një fjalor fyes dhe denigrues dhe më qëlloi me grusht. E kam kryer veprimin në kushtet e tronditjes së fortë psikologjike. E kam goditur disa herë në krah dhe pastaj kam ikur në shtëpi. Jam i penduar, nuk kam dashur ta vras”.



