Eshtrat e një gruaje të vrarë nga një krokodil në Indonezi u gjetën në barkun e zvarranikut, i cili u vra nga autoritetet lokale. Lajmi është bërë i ditur nga policia indoneziane.
Viktima, Halima Rahakbauw, 54 vjeçe, ishte duke notuar në një lumë pranë fshatit Wali në ishujt Maluku në Indonezinë lindore kur u gëlltit nga një krokodil.
Një fqinj i viktimës, Rustam Ilyas, shpjegoi për mediat se kur gruaja nuk u kthye në shtëpi, të afërmit dhe miqtë filluan ta kërkonin. Pasi vunë re një sandale dhe pjesë trupi që notonin në lumë, ata lajmëruan policinë, e cila gjeti dhe vrau krokodilin.
Banorët e zonës duhet të hapnin barkun e krokodilit për të gjetur pjesë të tjera të trupit të viktimës, ndërsa krokodili ishte rreth 4 metra i gjatë.
Fundjavën e kaluar, një minator 63-vjeçar u vra nga një krokodil në një lumë në ishullin Bangka, në brigjet lindore të Sumatrës.
Arkipelagu indonezian është shtëpia e të gjitha llojeve të kafshëve ekzotike, përfshirë disa lloje krokodilësh të cilët i sulmojnë njerëzit vazhdimisht.



