
Turqia vazhdon aksionet e saj për goditjen dhe arrestimet e personave për lidhjet e tyre me Shtetin Islamik. Gjatë një aksioni të policisë turke, janë arrestuar 26 shtetas të huaj në Stamboll të dyshuar për lidhje me ISIS-in.
Sipas burimeve, të dyshuarit ishin në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak. Gjatë kontrolleve të qytetit, muajt e fundit janë arrestuar qindra aktivistë të dyshuar për lidhje me ISIS-in. Midis të arrestuarve ishin dhjetëra shtetas të huaj, shumë prej tyre nga Siria.
Shteti Islamik është akuzuar për kryerjen e të paktën pesë sulmeve terroriste në Turqi gjatë dy viteve të fundit, duke përfshirë sulmin në aeroportin “Ataturk” më 28 qershor të vitit të kaluar dhe në një klub nate në Stamboll gjatë kremtimeve më 1 janar.



