Prevazi: Mirush Kabashi ka skalitur personazhe që do qëndrojnë gjatë në memorien e brezave. Meriton të nderohet denjësisht në përcjelljen e fundit! (VIDEO)

Prevazi: Mirush Kabashi ka skalitur personazhe që do qëndrojnë gjatë në memorien e brezave. Meriton të nderohet denjësisht në përcjelljen e fundit! (VIDEO)

Ndarja nga jeta e aktorit të madh, “Nderit të Kombit”, Mirush Kabashi, preku jashtë mase tërë gamën e aktorëve të cilët patën rastin dhe fatin të jenë miq dhe kolegë me të.

Miku i tij, regjisori Gjergj Prevazi, drejtori i Teatrit Eskperimental, ndau për shikuesit e MCN live, emocionet e tij për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi.

Sot jemi zgjuar me këtë lajm të hidhur, me ndarjen nga jeta të aktorit të dashur për publikun shqiptar. Mirushi ishte ndër figurat më të dashura dhe ndër më të shquara për publikun.

Një personalitet i skenës me kontribute të jashtëzakonshme dhe me ndikim të madh ë artin shqiptar, një aktivist i shquar i të drejtave të artistëve.

Prevazi thotë se e takoi para 3 muajsh aktorin Kabashi, por atë e karakterizonte vullneti i jashtëzakonshme krahas sëmundjen së rëndë që kishte.

Kabashi meriton të nderohet në mënyrë dinjitoze në përcjelljen e fundit, thotë Prevazi.

Ai ishte një njeri me vullnet të jashtëzakonshëm të cilin e tregoi edhe në vitet e fundit të jetës së tij, ku megjithëse ishte diagnostikuar me sëmundjen e rënde, ai e mori me optimizëm të madh.

Nuk fliste për sëmundjen por deri në momentet e fundit përmes punës mundohej të ishte me optimizëm.

Kabashi ka skalitur në kokën e brezave tanë, personazhe që do të ngelin gjatë në memorien tonë, dhe si i tillë meriton që në përcjelljen e fundit të nderohet në mënyrë dinjitoze.

Një njeri dhe një personalitet që ka mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve, me figurat e jashtëzakonshme që ka krijuar, edhe si një recitues i pazëvendësueshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy