Ramabaja: Interesi kombëtar për mbrojtjen e veriut, duhet të kalojë caqet e “ndërkëmbëza” të politikës ditore që bën Rama me një pjesë të opozitës në Kosovë (VIDEO)

Ramabaja: Interesi kombëtar për mbrojtjen e veriut, duhet të kalojë caqet e “ndërkëmbëza” të politikës ditore që bën Rama me një pjesë të opozitës në Kosovë (VIDEO)

PDK ka miratuar Deklaratën prej 10 pikash, ku mes tjerash kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme dhe ka marrë vendim që të pezullojë çdo komunikim zyrtar me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, e gjithë kjo pas situatës së krijuar në veri, me vendosjen e sanksioneve nga Bashkimi Evropian. Këtë situata, Sadri Ramabaja- drejtor i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, në një komunikim për MCN live, e sheh si të koordinuar me kryeministrin Edi Rama, teka thotë se do duhej të ishte e kundërta dhe se qeveritë e të dy vendeve të mblidheshin për të interes nacional dhe mbrojtje të veriut të Kosovës. Sipas tij, interesi kombëtar për mbrojtjen e veriut, duhet të kalojë caqet e “ndërkëmbëza” të politikës ditore që bën Rama me një pjesë të opozitës në Kosovë. "Duket se janë veprime të koordinuara sidomos ky veprimi i PD-së, duket se është i koordinuar me kryeministrin Rama dhe aktin e tërheqjes nga mbledhja e dy qeverive të përbashkëta me 14 qershor dhe tashmë këto masa që ka ndërmarrë BE. Ky është një akti i vetëvrasjes politike, ç është e vërteta sepse kemi të bëjmë me lider të klasit të dytë, sufler të udhëheqjes së kësaj force politike, që kishte një emër të madh sepse konsideronte veten si trashëgimtare të luftës çlirimtare dhe që tashmë de -fakto udhëhiqet nga individ kanë mungesë të theksuar të maturisë politike dhe bëjnë këtë gafa që kushtojnë shumë. Për fat të keq do duhej të ishte e kundërta, do duhej që koordinimi mes dy qeverive tona të ishte në përputhje me interesin nacional dhe në mbrojtjen e veriut të Kosovës, duke siguruar planin afatgjatë që ajo pjesë e Kosovës të mbetet pjesë integrale e Republikës së Kosovës, sepse unë e shoh Kosovën nesër pjesë të Shqipërisë. Prandaj interesi për mbrojtjen e veriut do duhej të kalonte caqet e ndërkamzave të politikes ditore që i bën Rama sot me një pjesë të mbetur të PDK në Kosovë. Sipas Ramabajës, forcat perëndimore kanë lejuar që të vie deri te situata e tillë në veri të vendit dhe që të mos dështojnë tutje duhet të realizohet marrëveshja e Brukselit. "Krerët e BE që ishin të angazhuar të drejtonin këtë dialog tashmë kanë dështuar, por dështimi i tyre nuk është lehte i pranueshëm nga BE, kjo është edhe arsyeja se pse janë angazhuar tashmë edhe kryeministrat e Beneluksit, por unë pres qe do të angazhonte edhe kancelari Shols dhe presidenti Macron sepse përgjithësisht duhet ta kemi parasysh se BE ka pasur aparatin me të madh të angazhuar jashtë truallit të vet siç ka qenë Eulex, por për fat të keq kanë dështuar. Pra nëse duam të mos dështoj sërish BE në rajon, atëherë do duhej të besh të realizohet marrëveshja e Brukselit".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy