Padia e Lapajt/ Dënohet me gjobë 3 milionë lekë Agron Shehaj

Padia e Lapajt/ Dënohet me gjobë 3 milionë lekë Agron Shehaj

Gjykata e Posaçme ka dënuar me gjobë në vlerën 3 milionë lekë deputetin dhe kreun e partisë “Mundësia” Agron Shehaj. 

 

Ky i fundit u dënua për veprën penale të fyerjes ndaj kreut të “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj. 

 

Sakaq Shehaj është shpallur i pafajshëm për veprën penale të "shpifjes", të pretenduar nga Lapaj. 

 

Shehaj e akuzoi Lapajn se kishte marrë 45 milionë lekë nga kompania “Merkaj 3 shpk”, e sekuestruar nga SPAK pasi përdorej për të pastruar paratë e grupit kriminal të  “Çopjave”. 

 

Ai mohoi akuzat duke thënë se paratë nuk i kishte marrë dhe ishin thjesht detyrime ndaj shërbimeve si avokat ndaj kompanisë në fjalë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy