Një 30-vjeçar u qëllua me armë zjarri në “Unazën e Re” në Tiranë, ku mbeti i plagosur. Policia thotë se e ka identifikuar autorin, ndërsa plagosja erdhi pas një sherri mes 3 personave. Hetimet janë përqëndruar në një sherr momental dhe në prishjet e pazareve të drogës.



