Prezantuesja shkodrane e festivaleve për fëmijë Manjola Bushati, publikon librin e saj të parë “Ose ne...” dhe thotë se një pjesë e mirë e librit, të bën të mendosh për gjërat që doje të thoje.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Bushati tregoi se në media kam filluar shumë e vogël, në Radio Shkodra, në klasën e katërt dhe të pestë, por zbulon se festivali i fëmijëve është ajo që ka dashur të tregoj publikisht, por se është e angazhuar me një sërë punësh.
Ajo tregon se një pjesë e mirë e librit, të bën të mendosh për gjërat që do doje të thoje.
Unë jam sociologe, kam punuar për të drejtat e grave, në pushtetin vendor. E kam fëmijën brenda meje dhe e marr me të mirë.
Kam zgjedhur të tregoj mbi domosdoshmërinë e intimitetit në komunikim dhe njerëzit sot jetojnë pak a shumë në sipërfaqe dhe është shumë e rëndësishme që të ndalemi pak në këtë hapin tonë jo të logjikshëm.
Njerëzit nuk kanë më përqendrimin për të lexuar gjatë. Në libër mund të rrijë secila pjesë më vete, por dhe e gjitha bashkë.
Një pjesë e mirë e librit, të bën të mendosh për gjërat që doje të thoje. Në mendjen time kur kam shkruar librin janë 8 personazhe, pro nuk kanë emra, janë ai, ajo.
Dikush kush lexon librin mendon se është një histori mes një çifti, dikush për një histori që do çoj drejt një tradhtie bashkëshortore, ndërsa për mua se sa e rëndësishme është që njerëzit të vazhdojnë të komunikojnë.
Për mua nuk ka gjë më përmbushëse dhe eksituese se sa biseda. Pse titulli “Ose ne...”, aty është ideja, ai, ajo.
Procesi i përgatitjes së librit ka qenë një proces shumë përmbushës. Jam kënaqur duke e shkruar.
Panairin e kam shijuar shumë dhe mendoj se do jem dhe këto ditë. Më 27 nëntor do jem në Shkodër për promovimin, pastaj do jem në Prishtinë, në Prizren.
Do udhëtojmë me librin gjatë gjithë vitit. Unë po përpiqem me ekipin që punoj që çdo promovim të jetë ndryshe.
Shumë njerëz mendojnë se libri është për fëmijë. Sprova ime më e madhe aty ka qenë që të shkruaj si burrë.
Se aty personazhet e mia flasin edhe vajzat dhe gratë, edhe djemtë dhe burrat.
I gjithë libri është frymëzuar nga jeta ime, por nuk është biografi.
Libri do jetë në versionin audio dhe do jetë në shitje online.



